Lewandowski po vazhdon ta konfirmojë statusin e tij
Robert Lewandowski po vazhdon ta konfirmojë statusin e tij si një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit evropian.
Sulmuesi polak ka arritur në kuotën e 106 golave në Ligën e Kampionëve, duke u renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të këtij kompeticioni prestigjioz.
Para tij qëndrojnë vetëm Cristiano Ronaldo me 140 gola dhe Lionel Messi me 129 gola.
Që nga transferimi te gjiganti katalunas, ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut ka qenë figura kryesore e repartit ofanziv.
Në 170 ndeshje të zhvilluara me fanellën katalanase, ai i ka realizuar 112 gola dhe i ka dhuruar 22 asistime, duke kontribuar direkt në 134 gola (Gola + Asistime).
Përveç statistikave individuale, e polaku ka ndihmuar Barcelonën t’i fitojë 6 trofe, duke e dëshmuar ndikimin e tij edhe në sukseset kolektive të skuadrës.
Edhe në sezonin aktual, 35-vjeçari po tregon vazhdimësi të jashtëzakonshme.
Deri më tani, ai i ka shënuar 11 gola dhe i ka regjistruar 2 asistime në 12 ndeshje si startues, duke mbetur pika kryesore e referencës në sulmin e Barcelonës.
Me profesionalizëm, instinkt golashënues dhe eksperiencë të jashtëzakonshme, Robert Lewandowski vazhdon të jetë një garanci për gola dhe rezultate, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në historinë e Barcelonës.
(Kosova Sot Online)
