PSG-ja dhe Arsenali sfidojnë njëri-tjetrin

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 10:30
PSG-ja dhe Arsenali sfidojnë njëri-tjetrin

Paris Saint-Germain dhe Arsenal janë “kandidatë seriozë” për ta transferuar Ayyoub Bouaddi nga Lille gjatë afatit kalimtar veror, sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Kampionët e Ligue 1 duan të forcojnë opsionet në mesfushë dhe besojnë se përfaqësuesi i të rinjve të Francës do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën e Luis Enriques.

Aktualisht, Lille po përgatitet për një garë ofertash për shkak të interesimit të madh për shërbimet e adoleshentit, pavarësisht se ai ka nënshkruar një kontratë të re javët e fundit.

18-vjeçari ka bërë përshtypje që nga debutimi i tij profesional me “Les Dogues”, dhe disa klube në të gjithë Europën kanë vënë re paraqitjet e tij në mesfushë.

Mesfushori francez nuk do t’i mungojnë opsionet kur të hapet merkatoja e verës.

Megjithatë, liderët e Premierligës dhe parizienët duket se janë në krye të radhës për shërbimet e tij. Asnjë klub ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare te Lille apo Bouaddi për një transferim të mundshëm.

(Kosova Sot Online)