Ndërron jetë ish-lojtari i Interit
Ish-mbrojtësi i Inter Milan, Nicolas Giani, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme që e kishte detyruar të tërhiqej nga futbolli në 2022.
Giani ishte pjesë e akademisë së Interit nga 1998 deri në 2005 dhe më pas luajti për klubet italiane Vicenza, Perugia, SPAL dhe Spezia, duke fituar Serie B me SPAL në 2017.
Inter shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e tij, ndërsa edhe klubet e tjera ku luajti i kanë dhënë lamtumirën e fundit me mesazhe ngushëllimi.
“Pushofsh në paqe, Nicolas,” shkruan Cremonese, ndërsa Spezia dhe Vicenza i shprehin përqafimin dhe mendimet e tyre familjes.
(Kosova Sot Online)
