Sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 04 February 2026 - 10:30
Sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

Kupa e Kosovës në basketboll po shkon drejt përfundimit të sezonit.

Sonte zhvilloen dy ndeshjet e para gjysmëfinale, ku pritet emocione.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, që e duan finalen dhe trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës. Prizrenasit në çerekfinale eliminuan GO+ Pejën, kurse prishtinasit eliminuan Vëllaznimin.

Trepça-Bora po ashtu do të jetë një përballje interesante, me mitrovicasit që synojnë të mbrojnë trofeun, si dhe me prishtinasit që synojnë finalen e parë të Kupës. Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin, kurse kryeqytetasit eliminuan Rahovecin.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 18:45.

(Kosova Sot Online)