Messi e ka një plan
Sipas Marca, legjenda 38-vjeçare Lionel Messi ka marrë vendimin për t’u rikthyer në FC Barcelona në të ardhmen, edhe pse koha dhe roli i tij mbeten ende të paqarta.
Messi u largua me lot nga Barça në vitin 2021 për shkak të problemeve financiare të klubit, për të vazhduar më pas karrierën te PSG dhe aktualisht te Inter Miami, ku po shkëlqen në MLS. Kontrata e tij në SHBA skadon pas Kupës së Botës.
Ylli argjentinas ka vendosur të qëndrojë neutral përpara zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës më 15 mars, duke shmangur çdo përfshirje politike. Ai gjithashtu ka refuzuar afrimet e presidentit aktual Joan Laporta, për shkak të premtimeve të pambajtura në të kaluarën.
Pavarësisht gjithçkaje, sipas raportimeve, në mendjen e Messit plani është i qartë: rikthimi në Barcelonë do të ndodhë, herët a vonë.
(Kosova Sot Online)
