Bayerni me rekord golash në Bundesligë

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 12:30
Bayerni me rekord golash në Bundesligë

Luis Díaz po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich dhe është bërë një nga lojtarët më të rrezikshëm në Bundesligë këtë sezon.

Sulmuesi kolumbian po e jep një kontribut të jashtëzakonshëm në sulmin bavarez, ndërsa skuadra e tij i ka shënuar 79 gola në 21 ndeshje, numër që e tregon fuqinë e jashtëzakonshme ofanzive të kampionëve gjermanë.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Bayerni triumfoi 5-1 ndaj Hoffenheimit në Allianz Arena — dhe pikërisht Díaz ishte një nga protagonistët kryesorë.

Ai e realizoi tregolëshin e tij të parë në Bundesligë për ekipin bavarez, duke e udhëhequr sulmin me golat e tij dhe duke e ndihmuar skuadrën të rikthehej fuqishëm pas disa rezultateve më pak bindëse.

Kolumbiani duket se e ka marrë rolin e një lojtarit kyç në ofanzivë për Bayernin, ndërsa Harry Kane i realizoi edhe dy penallti për ta kompletuar rezultatin goleadën.

Ky sezon në Bundesligë po rezulton historik për sulmin e Bayern: me 79 gola në vetëm 21 sfida, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany po shkëlqen në aspektin ofanziv dhe ndodhet në krye të renditjes së ligës elitare gjermane, duke treguar dominim të plotë në Ligë.

Luis Díaz, i transferuar verën e kaluar nga Liverpooli, po dëshmon se është një përforcim i madh për kampionët e Gjermanisë, duke luajtur me ritëm të lartë, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke u bërë një nga emrat më të përfolur të sezonit në Bundesligë.

(Kosova Sot Online)