Ja pse Harry Kane vazhdon ta mbajë vendin e parë
Në garën për trofeun prestigjioz Këpuca e Artë Evropiane, Harry Kane vazhdon ta mbajë vendin e parë, duke e lënë pas Kylian Mbappé, ndërsa në vendin e tretë renditet Erling Haaland.
Pas një tjetër të shtune të suksesshme në Bundesligë, sulmuesi i Bayern Munichut i shënoi dy gola dhe e ka ngushtuar diferencën në renditje, duke e ngritur totalin e tij në 48 pikë, vetëm dy më shumë se ylli francez i Real Madridit, i cili i ka 46 pikë. Haaland qëndron në vendin e tretë me 42 pikë.
Ndërkaq, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, ndonëse nuk arriti të shënonte në fundjavën që shkoi ndaj Barcelonës, vazhdon të mbetet në Top 5 në mesin e yjeve të futbollit evropian.
(Kosova Sot Online)
