Liverpooli i rikthehet fitores

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 07:50
Liverpooli i rikthehet fitores

Liverpool arriti ta thyejë rezistencën e Sunderlandit dhe fitoi 1-0 në Premierligë, duke mbetur i pamposhtur në 12 përballjet e fundit mes tyre.

Në “Stadium of Light” kushtet ishin të vështira dhe pjesa e parë pati pak raste të pastra.

Ibrahima Konaté provoi nga distanca pa sukses, ndërsa më pas shpëtoi portën duke ndalur një rast të rrezikshëm të Brian Brobbey.

Florian Wirtz ishte më aktivi në sulm për Liverpoolin, duke krijuar disa mundësi, goditur shtyllën dhe duke rrezikuar vazhdimisht portën kundërshtare, por goli nuk erdhi para pushimit.

Sunderland e nisi mirë pjesën e dytë, por në minutën e 61-të ndeshja u vendos: pas një goditjeje me kokë të Van Dijk nga këndorja e Mohamed Salah, Habib Diarra devijoi topin në portën e tij.

Liverpool pati edhe një shqetësim me dëmtimin e Wataru Endo, por vazhdoi të sulmonte dhe menaxhoi epërsinë deri në fund.

Kjo fitore ishte e treta në katër ndeshjet e fundit për “Reds”, të cilët fituan terren në tabelë dhe i dhanë fund serisë së Sunderlandit pa humbje në shtëpi këtë sezon.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e gjashtë, dy më pak se Chelsea në vendin e pestë, dhe tri më pak se Manchester United në vendin e katërt.

(Kosova Sot Online)