Muriqi e mban një primat në Top-5 ligat evropiane

  • A.P /
  • 16 February 2026 - 10:30
Muriqi e mban një primat në Top-5 ligat evropiane

Vedat Muriqi po i mahnit të gjithë në këtë sezon.

Sulmuesi kosovar po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, ndërsa mbrëmë e shënoi një gol spektakolar me kokë në humbjen e Mallorcas 1:2 nga Real Betisi.

E ky gola ishte i veçantë të paktën për statistika për “Piratin”.

Goli i mbrëmshëm në ishull e bëri përfaqësuesin kosovar golashënuesin më të mirë me kokë në pesë ligat kryesore të Evropës në këtë edicion.

As Erling Haaland e as Robert Lewandowski, Vedat Muriqi arriti në kuotën e gjashtë golave të shënuar me kokë brenda këtij sezoni, duke u bërë lojtari i vetëm që e arrin këtë në Top 5 ligat evropiane, njofton “OptaJose”, që merret me statistika të golave dhe të ndeshjeve.

(Kosova Sot Online)