Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte

  • A.P /
  • 17 February 2026 - 13:30
Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me katër përballje interesante në kuadër të fazës së “play-off”-it.

Dueli i parë i natës do të jetë ai mes Galatasarayt dhe Juventusit, e cila do të nisë prej orës 18:45.

Edon Zhegrova me shokë e mbyllën fazën e ligës në vendin e 13-të, kurse turqit në atë të 20-të.

Ylli kosovar shpreson të ketë minutazh sonte për t’i treguar vlerat e tij dhe për ta ndihmuar ekipin në arritjen e objektivit – kalimin në fazën eliminuese të Championsit.

Nga ana tjetër, ekipi nga Stambolli do të llogarisë në tifozët e flaktë të tij për t’i mposhtur Bardhezinjtë.

E tri ndeshjet tjera të natës do të nisin prej orës 21:00.

(Kosova Sot Online)