Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët

  • A.P /
  • 19 February 2026 - 09:30
Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderers, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 2-2 në kuadër të xhiros së 31-të të Premier League.

Londinezët kaluan shpejt në epërsi, kur Bukayo Saka shënoi me kokë pas një topi të dërguar nga Declan Rice në minutën e 5-të. Arsenal dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë me Piero Hincapie, pas një vendimi fillimisht të anuluar që më pas u konfirmua nga VAR për 2-0.

Por Wolves nuk u dorëzua. Në minutën e 61-të, Hugo Bueno shënoi për 2-1 pas një kombinimi të bukur me Santiago Bueno, duke e mbajtur ndeshjen të hapur.

Drama për Arsenal u kompletoi në minutën e 94-të, kur Riccardo Calafiori realizoi për Wolves në portën e tij, duke vendosur rezultatin final 2-2.

Ky barazim i mban “Topçinjtë” në kuotën e 58 pikëve, ndërsa diferenca me Manchester City mbetet minimale, duke e bërë garën për titullin në Premier League edhe më të nxehtë.

(Kosova Sot Online)