Vinicius i zhgënjyer nga Mourinho

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 10:30
Vinicius i zhgënjyer nga Mourinho

Incidenti i fundit në stadiumin e Benficas ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare, pas akuzave për ofendime raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes me Real Madrid.

Sipas raportimeve, braziliani është ndjerë i lënduar nga mënyra se si trajneri i Benficas, Jose Mourinho, e menaxhoi situatën. Tekniku portugez nuk pranoi publikisht fajin e lojtarit të tij, Gianluca Prestianni, dhe madje kritikoi festimin e Viniciusit pas golit.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i zemëruar me Mourinhon, duke e konsideruar qëndrimin e tij si të papërshtatshëm përballë një çështjeje kaq serioze. Deklaratat e trajnerit kanë shkaktuar polemika dhe reagime të shumta në botën e futbollit.

(Kosova Sot Online)