Martinez rrezikon Derbin ndaj Milanit

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 14:30
Martinez rrezikon Derbin ndaj Milanit

Lautaro Martinez, kapiteni i Interit, ka pësuar një çrregullim muskulor në këmbën e majtë, pas një lëndimi gjatë ndeshjes së Champions League ndaj Bodo/Glimt.

Sipas raportimeve, sulmuesi argjentinas pritet të mungojë për tre deri në katër javë, duke bërë që të mos jetë në dispozicion për Derbin ndaj Milanit më 8 mars. Ai gjithashtu do të humbasë ndeshjet kundër Lecce, Genoa, Bodo/Glimt dhe Como.

Këtë sezon, Lautaro ka realizuar 18 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke qenë golashënuesi më i mirë i Interit. /

(Kosova Sot Online)