Juventusi do të takohet me Spallettin

  • A.P /
  • 28 February 2026 - 14:30
Juventusi do të takohet me Spallettin

Gazeta “Tuttosport” raporton se drejtuesit e Juventusit do të takohen javën e ardhshme me Luciano Spallettin për të nisur negociatat mbi një kontratë të re.

Juventusi ka hyrë në pjesën vendimtare të sezonit ndërsa përgatitet për një ndeshje kyçe të Serie A kundër Romës të dielën.

Kontrata e Spallettit skadon në fund të sezonit dhe gjigantët e Serie A kanë vendosur tashmë t’i ofrojnë trajnerit toskan një marrëveshje të re.

Sipas “Tuttosport”, Spalletti është i kënaqur të vazhdojë në Juventus, por kërkon garanci në lidhje me projektin e klubit, duke filluar nga kampanja e merkatos verore të ardhshme.

“Tuttosport” raporton se marrëveshja e mundshme midis klubit dhe trajnerit nuk ka të bëjë me paratë apo pagën, por me planet e klubit.

Sipas raportit, Spalletti pret një transferim të madh në secilën repart, por buxheti i “Bianconerëve” do të varet kryesisht nga kualifikimi i tyre për Ligën e Kampionëve.

Spalletti ka mbështetjen e plotë të pronarit të klubit, John Elkann, i cili vizitoi ekipin në dhomën e zhveshjes pas fitores 3-2 ndaj Galatasaray të mërkurën, dhe trajneri mbeti i kënaqur.

Megjithatë, njëkohësisht, Spalletti ishte shumë i zhgënjyer nga eleminimi dhe i lodhur nga ndeshja e kthimit në Torino, prandaj kaloi një ditë në shtëpinë e tij në Toskani për t’u rikuperuar.

Sot, ai nuk do të flasë me mediat në prag të ndeshjes së Serie A kundër Romës; në vend të tij do të dërgohet Pierre Kalulu.

(Kosova Sot Online)