Pedri e paralajmëron Atleticon

  • A.P /
  • 02 March 2026 - 13:30
Pedri e paralajmëron Atleticon

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, e ka hedhur një mesazh besimi për sfidën vendimtare të kthimit kundër Atleticos së Madridit në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Pas humbjes 0:4 në ndeshjen e parë, ylli spanjoll është i bindur se ekipi i tij e ka forcën për ta bërë një përmbysje të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për programin “Gol a Gol” të TV3, Pedri tha se Barça ka marrë mësime nga paraardhësit e saj dhe se kjo skuadër e re e ka guximin, energjinë dhe besimin për të kthyer gjithçka.

Ai kujtoi se sezonin e kaluar ndaj të njëjtit rival ata shënuan katër gola në vetëm 70 minuta – një provë se kjo skuadër është në gjendje të bëjë gjëra “të papritura”.

“Ishte ndoshta pjesa jonë më e dobët e sezonit në ndeshjen e parë. Nuk bëmë asgjë nga ajo që dimë të bëjmë, por futbolli na jep mundësinë për hakmarrje dhe ta kthejmë rezultatin. Sezonin e kaluar e bëmë kundër të njëjtit rival. Nëse ka një ekip që mund ta bëjë përsëri, ai jemi ne.”

Pedri e nënvizoi gjithashtu faktin se Barcelona e ka një skuadër të re dhe energjike, që shpesh luan me një dozë “çmendurie” dhe pa frikë – tipare që mund t’i ndihmojnë në një mbrëmje epike në “Spotify Camp Nou”.

Ai i ka ftuar tifozët që ta mbushin stadiumin dhe ta japin mbështetjen e tyre maksimale, në mënyrë që skuadra ta ndjejë presionin e duhur dhe të besojë deri në fund.

Kjo do të jetë një nga sfidat më të vështira të sezonit për “Blaugrana”, por Pedri dhe shokët e tij janë të vendosur të luftojnë deri në sekondën e fundit për një vend në finale të Kupës së Mbretit.

(Kosova Sot Online)