Mancini e rrëfen situatën dramatike në Katar
Pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit, Teherani është kundërpërgjigjur duke i goditur vendet e rajonit ku ndodhen baza ushtarake amerikane.
Një prej tyre është Katari.
Ish-trajneri i Italisë, kampion i Evropës në vitin 2021 me “Azzurrët”, Roberto Mancini, i ka treguar momentet e tensionit dhe të tmerrit për “TG1”.
“Filloi të binte alarmi në telefonin tim, njoftimi ishte në arabisht. Më erdhën pesë ose gjashtë mesazhe. Pak më vonë nisën shpërthimet. Ishim në meshë, alarmet erdhën ndërsa ndodheshim në kishë. Mesazhet thoshin të ktheheshim menjëherë në shtëpi dhe të mos lëviznim prej andej.”
(Kosova Sot Online)
