Arsenali kualifikohet tutje në FA Cup

  • A.P /
  • 07 March 2026 - 16:30
Arsenali kualifikohet tutje në FA Cup

Arsenal FC është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

“Topçinjtë” triumfuan si mysafirë me rezultat 1:2 ndaj Mansfield Town.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 41-të me golin e Noni Madueke.

Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 50-të përmes Will Evans, por në minutën e 66-të Eberechi Eze realizoi golin e fitores, duke i siguruar Arsenalit kualifikimin në fazën tjetër të garës.

Përveç FA Cup, Arsenali është në garë të fortë edhe në Premier League dhe në UEFA Champions League.

(Kosova Sot Online)