Superliga e futbollit do të vazhdojë sot

  • A.P /
  • 09 March 2026 - 12:30
Superliga e futbollit do të vazhdojë sot

Superliga e futbollit do të vazhdojë sot me tri ndeshjet tjera të xhiros së 23-të.

Dy ndeshje u luajtën në fundjavë, ndërsa sot do të kompletohet xhiroja në elitën e futbollit kosovar.

Loja kryesore e ditës do të jetë ajo mes Llapit dhe Malishevës.

Llapjanët kanë nevojë për pikë për t’ju ikur sadopak pozitave të fundit në tabelë.

Por, trupa e Tahir Batatinës do të ketë punë të vështirë pasi përballë do ta ketë ekipin therandas, i cili ka synime të çarta – të kthehet nga “Zahir Pajaziti” me fitore për ta barazuar lideren Drita me pikë.

Një sfidë tjetër interesante dhe e rëndësishme sot do të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Prishtinës, dy ekipe që po e synojnë daljen në Evropë.

Bardhekaltrit nuk guxojnë të gabojnë nëse duan t’i mbajnë gjallë shpresat edhe për titull të kampionit pai aktualisht janë 5 pikë larg kreut.

Nga ana tjetër, Malisheva me një fitore eventuale do t’i bashkohej pikërisht Prishtinës në vendin e tretë me pikë të njëjta.

E sfida e tretë e sotme është ajo mes fqinjëve Ferizaj – Gjilani.

Ferizajasit e kanë të domosdoshme fitoren për t’ju ikur sadopak dy pozitave të fundit, kurse gjilanasit do t’i hyjnë këtij dueli më të qetë.

Të tria ndeshjet e sotme do të nisin prej orës 13:00. 

(Kosova Sot Online)