Edon Zhegrova i ka befasuar të gjithë

  • A.P /
  • 10 March 2026 - 13:30
Edon Zhegrova i ka befasuar të gjithë

Edon Zhegrova i ka befasuar të gjithë me veprimin e fundit.

Ylli kosovar nuk e ka ndërmend të ndalet derisa ta arrijë formën kulmore dhe derisa trajneri Luciano Spalletti t’i japë vazhdimësi në lojë.

Në fakt, dje ekipi i Juventusit ishte pushim, por kjo nuk vlen edhe për “Messin e Kosovës”.

Mediumi italian “Tuttosport” raporton se ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet ka preferuar të ushtrojë para se të pushojë.

“Kosovari është prezantuar dje në Continassa edhe pse teorikisht ishte ditë e lirë për të gjithë. Ai ka punuar me një përgatitës fizik, të cilin e ka vënë në dispozicion klubi. Ai do të mundohet të rrëmbejë minuta më shumë pasi nuk u aktivizua fare në ndeshjen e fundit në ‘Allianz Stadium’”, shkroi mediumi italian.

Juventusi do të luajë në fundjavë me Udinesen dhe përfaqësuesi kosovar shpreson t’i jepen më shumë hapësira në ekip.

Ai shkëlqeu ndaj Romës duke e rikthyer lojën sapo u aktivizua, por çuditërisht nuk pati asnjë minutë për të në duelin pasues kundër Pisas.

(Kosova Sot Online)