Rodrygo operohet me sukses

  • A.P /
  • 10 March 2026 - 14:30
Rodrygo operohet me sukses

Lajme të mira për Real Madridin pas dëmtimit të rëndë të Rodrygos.

Sulmuesi brazilian është operuar me sukses në gju, pas dëmtimit serioz që e pësoi disa ditë më parë në ndeshjen e La Ligas kundër Getafes.

Operacioni u krye për shqyerjen e ligamentit të kryqëzuar anterior dhe riparimin e meniskut të jashtëm të gjurit të djathtë, dëmtime që i pësoi gjatë asaj sfide.

Klubi madrilen konfirmoi se ndërhyrja kirurgjike shkoi mirë dhe se lojtari do ta nisë menjëherë fazën e gjatë të rehabilitimit.

Megjithatë, ky dëmtim do ta mbajë jashtë fushave për shumë muaj dhe sezoni aktual për të konsiderohet i përfunduar.

Sipas vlerësimeve mjekësore, rikuperimi nga një dëmtim i tillë zakonisht zgjat rreth 6 deri në 10 muaj, ndaj objektivi i Rodrygos është që të rikthehet në fushë në fillim të sezonit të ardhshëm.

Kjo është një goditje e madhe jo vetëm për Real Madridin, por edhe për Brazilin, pasi lojtari do të mungojë edhe në Botërorin 2026 për shkak të këtij lëndimi. 

(Kosova Sot Online)