Griezmann e konfirmon të ardhmen e tij:
Ylli i Atlético Madrid, Antoine Griezmann, ka konfirmuar se do të qëndrojë në klub të paktën deri në fund të sezonit. Sulmuesi veteran ka qenë në formë shumë të mirë javët e fundit, por është tunduar nga një ofertë nga Major League Soccer.
Asnjëherë nuk është vënë në dyshim se Griezmann do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fazat e fundit të karrierës së tij dhe Orlando City SC ka shfaqur interes për ta transferuar. Klubi amerikan kishte tentuar ta realizonte marrëveshjen para afatit të transferimeve të Major League Soccer më 26 mars, dhe jo në verë, një ndryshim që mund t’i sillte francezit miliona më shumë nëse transferimi do të ndodhte më vonë gjatë vitit.
Raportohet se Orlando City SC tashmë është në bisedime me Griezmann për një transferim të mundshëm si lojtar i lirë në verë, ndërsa vetë futbollisti ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Atlético Madrid në mes të sezonit.
Pas fitores 5:2 të Atlético Madrid ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në UEFA Champions League, Griezmann foli publikisht për këtë çështje.
“Jam shumë i lumtur këtu, po e shijoj shumë. Ajo që bëj në fushë flet vetë. Do ta shohim, por ideja është të qëndroj deri në fund dhe pastaj të flasin të tjerët”, tha ai për Movistar+.
“Ky është ëndrra ime, ky është qëllimi im dhe shpresoj që të arrijmë diçka të madhe”, u shpreh ai duke iu referuar finales së Copa del Rey. Gjatë kësaj periudhe vendimmarrjeje, Atlético Madrid ka siguruar edhe kualifikimin në finalen e kupës, ku do të përballet me FC Barcelona.
(Kosova Sot Online)
