Reali dhe PSG-ja më afër çerekfinales së Championsit

  • A.P /
  • 12 March 2026 - 07:53
Reali dhe PSG-ja më afër çerekfinales së Championsit

Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Bodo/Glimt e shohin veten më afër çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” e fituan duelin kryesor të natës ndaj Manchester Cityt me epërsi të lartë, 3:0.

Federico Valverde ka qenë hero i “Mbretërve” pasi realizoi “hat-trick” në pjesën e parë në atë që mund të konsiderohet si loja e tij më e mirë në karrierë.

Ndërkohë, kampionët aktualë të Evropës e mposhtën Chelsean po ashtu me epërsi të thellë, 5:2.

Bradley Barcola, Ousmane Dembele, Vitinha dhe Khvicha Kvaratskhelia dy herë, i shënuan golat e ekipit të Luis Enriques.

Kurse, golat për kampionët aktualë të botës i realizuan Malo Gusto dhe Enzo Fernandez.

E mrekullia e këtij kompeticioni e mposhti Sporting Lisbonën me rezultat të pastër, 3:0.

Golat për vendësit i shënuan Fet, Blomberf dhe Heigh.

(Kosova Sot Online)