Laporta konfirmohet si president i Barçës
Joan Laporta do të shërbejë si president i Barcelonës deri në vitin 2031, pasi fitoi zgjedhjet e mbajtura të dielën.
48,480 anëtarë të klubit votuan në qendrat e votimit në gjithë Kataloninë, në një proces zgjedhor shumë të pritur.
Laporta, 63-vjeçar, doli fitues përballë Víctor Fontit, i cili gjithashtu kishte dalë i dyti edhe në zgjedhjet e vitit 2021.
Në total, 42.34% e votuesve me të drejtë vote morën pjesë, dhe shumica e tyre votuan për Laportën për të vazhduar mandatin e tij të dytë.
Qendrat e votimit u mbyllën në orën 21:00, ndërsa një sondazh i daljes nga votimi i transmetuesit publik “TV3” tregoi se Laporta kishte fituar rreth 66% të votave.
Pas pothuajse 75% të votave të numëruara, Laporta ka fituar pak mbi 68%, kundrejt 29% të kundërkandidatit të tij.
(Kosova Sot Online)
