Allegri e komenton incidentin me Leaon

  • A.P /
  • 16 March 2026 - 13:45
Allegri e komenton incidentin me Leaon

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për SportMediaset pas humbjes së mbrëmshme nga Lazio 0:1 në kuadër të javës së 29-të të Serie A.

Duke e analizuar ndeshjen, trajneri kuqezi e pranoi se skuadra e tij e bëri një pjesë të parë të dobët.

“Pas ndeshjes foli kush duhej të fliste. Fatkeqësisht bëmë një pjesë të parë shumë të dobët teknikisht, por mbi të gjitha u ekspozuam ndaj kundërsulmeve, një kundër një dhe i humbëm të gjitha duelet. Në pjesën e dytë ishte më mirë, Lazio u mbrojt si mundi dhe ne gabuam shumë.”

I pyetur nëse kjo humbje e ka komplikuar garën për titull, Allegri u shpreh realist për objektivin e skuadrës.

“Nuk është komplikuar gara për titull, është komplikuar gara për Champions sepse kemi gjashtë pikë avantazh ndaj Comos. Tani duhet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen ndaj Torinos.”

Trajneri foli edhe për nervozizmin e Rafael Leãos gjatë ndeshjes.

“Ishte pak nervoz sepse i pati dy situata ku mund të ishte shërbyer më mirë dhe nuk u shërbye. Ishin dy raste të mundshme për gol.”

Në fund, Allegri e komentoi edhe mungesën e golave nga sulmuesit e skuadrës.

“Ta shikojmë anën pozitive: Christian Pulisic goditi pesë herë drejt portës, por nuk ishte i saktë. Ndoshta do të jetë më i saktë në të ardhmen.”

(Kosova Sot Online)