FIFA gjobit federatën izraelite

  • A.P /
  • 20 March 2026 - 11:30
FIFA gjobit federatën izraelite

FIFA ka gjobitur Federatën Izraelite të Futbollit me 150 mijë franga zvicerane dhe i ka dhënë paralajmërim, pas një ankese për diskriminim nga Federatës së Futbollit të Palestinës.

Sipas FIFA-s, federata izraelite ka shkelur rregullat për sjellje ofenduese dhe diskriminim.

Përveç gjobës, ajo duhet të shfaqë një pankartë kundër diskriminimit në tri ndeshjet e ardhshme dhe të investojë një pjesë të shumës në masa parandaluese.

Vendimi mund të apelohet. Ndërkohë, FIFA nuk mori masa për akuzat lidhur me klubet në territorin palestinez, duke e cilësuar çështjen si komplekse juridikisht.

Po ashtu, federata palestineze ka anuluar disa miqësore për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

(Kosova Sot Online)