Messi e kalon Pelen për gola nga faulli

  • A.P /
  • 23 March 2026 - 11:30
Messi e kalon Pelen për gola nga faulli

Lionel Messi po vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 38-vjeçare.

Ylli argjentinas e ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke e kaluar legjendën braziliane Pelé për numrin e golave të shënuar nga goditjet e lira direkte.

Messi e realizoi golin e tij të 70-të nga një goditje dënimi direkte mbrëmë ndaj New York City FC në ndeshjen e vlefshme për sezonin e rregullt në MLS me ekipin e Inter Miami.

(Kosova Sot Online)