Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot

  • A.P /
  • 23 March 2026 - 12:30
Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për t’u përgatitur për përballjen e së enjtes ndaj Sllovakisë, e vlefshme për gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.

Dardanët do të ushtrojnë sot e nesër në atdhe, ndërsa të mërkurën pritet ta marrin rrugën drejt Bratislavës.

Ndërkohë, selektori Franco Foda do ta mbajë sot konferencën për shtyp, përmes së cilës do të flasë për duelin me sllovakët.

Konferenca për shtyp e trajnerit të Kosovës do të nisë prej orës 12:00.

Nëse eventualisht e mposht Sllovakinë në udhëtim, Kosova në finale do të përballej me Turqinë ose me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pra, Kosova është veç dy ndeshje larg kualifikimit historik në Kampionatin Botëror të futbollit. 

(Kosova Sot Online)