UEFA i cakton referët e ndeshjes historike të Dardanëve
Kombëtarja e Kosovës do të luajë të enjten mbrëma ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.
E UEFA sot i ka zyrtarizuar referët e përballjes që do të luhet në Bratisllavë.
Ndeshjen do ta drejtojë referi norvegjez, Espen Eskas, i asistuar nga bashkëkombësit e tij, Jan Erik Engan dhe Isak Elias Bashevkin.
Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë skocezi Nicholas Walsh, e atyre nga sistemi VAR do t’ju asistojnë holandezët Rob Dieperink dhe Clay Ruperti.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45.
(Kosova Sot Online)
