UEFA shkruan për Kosovën para sfidës në Sllovaki

  • A.P /
  • 24 March 2026 - 14:30
UEFA shkruan për Kosovën para sfidës në Sllovaki

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë të enjten mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të saj.

Dardanët do të luajnë me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit 2026.

Kjo lojë ka bërë jehonë të madhe në shqiptari, por jo vetëm.

Për verdhekaltrit ka shkruar edhe shtëpia e futbollit evropian – UEFA.

“Synimi i Kosovës mbetet kualifikimi historik në një turne të madh, ndërsa përzgjedhësi i saj, gjermani Franco Foda ka gjetur trimëri te forma pozitive e skuadrës, me pesë ndeshje radhazi pa humbje, prej tyre tri fitore dhe dy barazime”, shkroi UEFA.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45.

Nëse e fiton këtë ndeshje eventualisht, ekipi i Franco Fodës do të luajë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” me Turqinë ose Rumaninë në finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë. 

(Kosova Sot Online)