FIFA shkruan për Kosovën e për Shqipërinë

  • A.P /
  • 25 March 2026 - 12:30
FIFA shkruan për Kosovën e për Shqipërinë

Kosova dhe Shqipëria e kanë përpara një mundësi jetike.

Dy Kombëtaret shqiptare në rastin më të mirë i ndajnë veç nga 180 minuta për ta siguruar nga një biletë për në fazën finale të Kampionatit Botëror.

Dardanët dhe Kuqezinjtë janë të vendosur për ta prekur ëndrrën, e cila është larg veç dy ndeshje, nuk ishte kurrë më afër.

Por, ato s’do të kenë punë aspak të lehtë pasi duhet t’i kalojnë nga dy pengesa jo fort të kollajshme.

E për këtë mundësi të ekipit të Franco Fodës dhe të Sylvinhos është e vetëdijshme edhe FIFA.

Shtëpia e futbollit botëror e ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, duke i përmendur dy ekipet shqiptare krahas Kombëtareve të tjera që kanë mundësi të marrin pjesë për herë të parë në një Kupë të Botës.


(Kosova Sot Online)