Ja kush kishte marrëveshje me Realin
Michel Sanchez, sot trajner i Gironas, e ka treguar një episod befasues nga karriera e tij si futbollist: e refuzoi Real Madridin në momentin më të mirë.
Gjatë një interviste në podcastin Feeberse, ish-mesfushori zbuloi se nuk u paraqit në një takim të caktuar për ta nënshkruar kontratën.
“E kishim lënë një takim për ta mbyllur me Real Madridin dhe nuk u paraqita. Ndjeja se doja të qëndroja te Rayo Vallecano”, shpjegoi ai.
Një zgjedhje kundër rrymës, duke marrë parasysh se të gjithë rreth tij e shtynin drejt hapit të madh.
Por në fund fitoi instinkti: “Kur erdhi momenti i thashë babait tim se nuk do të shkoja. Dhe kështu ndodhi.”
Míchel e pranoi se pas atij vendimi kishte edhe frikë dhe nevojë për siguri.
“Isha në zonën time të komfortit, në lagjen time, me miqtë e mi. Të shkoje te Real Madridi do të thoshte të hyje në një botë të panjohur.”
Megjithatë, nuk ka pendesa: “Ndoshta do të kishte shkuar shumë mirë ose shumë keq, por nuk ka kuptim ta mendosh shumë. Jam krenar për karrierën që kam bërë.”
Gjatë së njëjtës intervistë, trajneri foli edhe për tema personale, duke folur hapur për kulturën familjare ku është rritur, të cilën e përshkroi si “machista”.
Ai tregoi me keqardhje situatën e nënës së tij, e cila pas një jete pune mes shtëpisë dhe dyqanit të frutave nuk merr pension.
“Ia qortoj babait tim këtë gjë. Është një padrejtësi, bëhet fjalë për një jetë të tërë sakrificash.”
(Kosova Sot Online)
