Kosova e barazon rezultatin ndaj Sllovakisë

  • A.P /
  • 26 March 2026 - 21:23
Kosova e barazon rezultatin ndaj Sllovakisë

30′ Gjysmë ore lojë kanë kaluar. Kosova po e dominon ndeshjen, por me pak raste shënimi.

25′ Tjetër karton i verdhë për Kosovën. Ndëshkohet Lumbardh Dellova.

21′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Kosova e barazon rezultatin. Shënon Veldin Hoxha. Gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori shqiptar.

17′ Aksion i bukur nga Kosova, por Dion Gallapeni godet shumë lart mbi portë.

14′ Vojvoda godet bukur, por pret portieri sllovak, Dubravka

14′ Vjen kartoni i parë në ndeshje. Kreshnik Hajrizi ndëshkohet pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesfushë.

12′ Harkim i bukur në zonë, Muriqi gjuan me kokë, por devijohet gjuajtja e tij.

10′ Goditje e fuqishme nga Asllani, por ndalet nga mbrojtja vendase.

6′ Shënon Sllovakia, Martin Valjent realizon me kokë për 1:0

3′ Harkim i bukur nga Mërgim Vojvoda, por Fisnik Asllani nuk arrin ta godasë topin.,

1′ Starton ndeshja

Futbollistët kosovarë zbresin në fushë për t’i kryer ngrohjet e nevojshme para duelit të madh që nis pas pak minutash.

(Kosova Sot Online)