Kosova po e mposht Sllovakinë 3 me 2
LIVE: Sllovakia 2:3 Kosova
63′ Goditje dënimi për Sllovakinë, por ndalet nga muri mbrojtës i Kosovës.
60′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Kosova përpara. Florent Muslija shënon nga gjuajtja e lirë.
58′ Faulohet Florent Muslija. Mundësi e mirë për Kosovën.
53′ Kundërsulm i shpejtë nga Sllovakia, por Aro Muric pret goditjen.
52′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Veldin Hoxha.
50′ Prekje me dorë nga sllovakët, por gjyqtari nuk akordon penallti. Vazhdon loja.
47′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Fisnik Asllani shënon bukur me kokë dhe barazon rezultatin
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45′ Shënon sërish Sllovakia. Shënon Haraslin.
43′ Goditje e lirë për Sllovakinë në një pozitë mjaft të rrezikshme.
42′ Obert godet, por gjuan shumë lart mbi portë.
39′ Sllallom i Lobotkas drejt zonës, por gjuan dobët. Pret pa problem Aro Muric.
37′ Goditje e bukur nga sllovakët, por godet shtyllën.
36′ Aksion i mirë, por ndalet goditje e Vedat Muriqit.
32′ Hancko del në rast të mirë shënimi, por pret portieri Aro Muric.
30′ Fisnik Asllani futet në zonë, por gabon në pasimin final. Ndalet nga mbrojtja vendase.
30′ Gjysmë ore lojë kanë kaluar. Kosova po e dominon ndeshjen, por me pak raste shënimi.
25′ Tjetër karton i verdhë për Kosovën. Ndëshkohet Lumbardh Dellova.
21′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Kosova e barazon rezultatin. Shënon Veldin Hoxha. Gol i jashtëzakonshëm nga mesfushori shqiptar.
17′ Aksion i bukur nga Kosova, por Dion Gallapeni godet shumë lart mbi portë.
14′ Vojvoda godet bukur, por pret portieri sllovak, Dubravka
14′ Vjen kartoni i parë në ndeshje. Kreshnik Hajrizi ndëshkohet pas një ndërhyrjeje të ashpër në mesfushë.
12′ Harkim i bukur në zonë, Muriqi gjuan me kokë, por devijohet gjuajtja e tij.
10′ Goditje e fuqishme nga Asllani, por ndalet nga mbrojtja vendase.
6′ Shënon Sllovakia, Martin Valjent realizon me kokë për 1:0
(Kosova Sot Online)
