Guler e paralajmëron Kosovën: Objektivi ynë është Botërori

  • A.P /
  • 27 March 2026 - 15:30
Guler e paralajmëron Kosovën: Objektivi ynë është Botërori

Ylli i Real Madridit, Arda Güler, ka dërguar një mesazh të qartë para përballjes vendimtare ndaj Kosovës, duke theksuar ambiciet e mëdha të Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori turk ka bërë të ditur se fokusi i vetëm i skuadrës së tij është sigurimi i një bilete për në Botëror, duke nënvizuar rëndësinë që ka ky kompeticion për vendin e tij.

“Objektivi ynë i vetëm dhe kryesor është të kualifikohemi në Kupën e Botës. Ne shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”, deklaroi Güler.

Ai rikujtoi gjithashtu mungesën e gjatë të Turqisë në këtë turne madhor, duke theksuar se nuk ka qenë ende i lindur kur kombëtarja e tij mori pjesë për herë të fundit në vitin 2002, një fakt që shton edhe më shumë motivimin.

(Kosova Sot Online)