Muriqi: Respekt për Turqinë, por ne e duam Botërorin

  • A.P /
  • 30 March 2026 - 12:30
Muriqi: Respekt për Turqinë, por ne e duam Botërorin

Vedat Muriqi ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së madhe me Turqinë.

Ylli kosovar ka shprehur respekt për Turqinë, por insiston se Kombëtarja e Kosovës dëshiron të kualifikohet në Botërorin 2026.

Gjithashtu, ai foli edhe për mungesën e golave në Kombëtare, të cilën nuk e ka problem, pasi për të më me rëndësi është fitorja e ekipit.

“Kemi lujtë  ndeshje të mëdha edhe më herët (kundër Azerbajxhanit e Islandës). Jemi të qetë. Atmosferë e jashtëzakonshme në kamp. Jam krenar që jam kapiten i këtyre lojtarëve, edhe pse janë të ri, tashmë kanë përvojë.”

(Kosova Sot Online)