Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë

  • A.P /
  • 31 March 2026 - 20:48
Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë që po zhvillohet në Prishtinë dhe është finalja e “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kosova ka ardhur deri te finalja pas fitores ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, ndërsa Turqia e ka mposhtur Rumaninë. Fitorja e sontme do ta dërgonte skuadrën e Kosovës në Botëror për herë të parë, ndërsa nëse Turqia do të triumfonte atëherë do të behej pjesë e Botërorit pas njëzet e katër vitesh.

(Kosova Sot Online)