Ronaldo, Messi, Mbappé dhe Vinícius bashkë për Botërorin
Çfarë bëjnë në të njëjtën dhomë dhe në të njëjtin video në Instagram Cristiano Ronaldo, Vinícius Jr, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi? E thjeshtë.
Katër yjet e futbollit botëror kanë prezantuar setet e reja zyrtare LEGO të dedikuara për Botërorin 2026, me sloganin “Everyone wants a piece”.
Përveç setit që përfshin riprodhimin me tulla të trofeut që i jepet kombëtares fituese të turneut, janë zbuluar edhe versione të dedikuara për secilin nga katër kampionët, të cilët pritet të jenë protagonistë në fushat e Kanadasë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.
Një mënyrë origjinale për të promovuar një nga eventet më të mëdha sportive në botë, duke bashkuar disa nga figurat më ikonike të futbollit modern në një fushatë të vetme.
(Kosova Sot Online)
