Kush do të jetë apo jo trajner i Real Madridit?

  • A.P /
  • 06 April 2026 - 12:30
Kush do të jetë apo jo trajner i Real Madridit?

Alvaro Arbeloa nuk e di ende nëse do të jetë apo jo trajner i Real Madridit në sezonin e ardhshëm.

Trajneri spanjoll e zëvendësoi bashkëkombësin e tij, Xabi Alonso, të cilit nuk i eci mirë me “Los Blancos” në eksperiencën e shkurtër.

E tash, as Arbeloa nuk i ka punët fort mirë me “Mbretërit”.

Humbja nga Mallorca ia ka lëkundur karrigen ish-qendërmbrojtësit spanjoll pasi Reali mbetet 7 pikë prapa lideres, Barcelona, 8 xhiro pa përfunduar sezoni.

E mediumi spanjoll “Diario AS” raporton se e ardhmja e Arbeloas në “Santiago Bernabeu” do të varet kryekëput nga rezultatet që do t’i regjistrojë në Ligën e Kampionëve.

Më saktësisht, përballja e dyfishtë ndaj Bayern Munichut në atë që po konsiderohet si një finale para finales, mund të zbardhë gjithçka.

Në rast të një eliminimi eventual të Realit nga Liga e Kampionëve, Arbeloa nuk do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid në sezonin e ardhshëm pasi do të konsiderohej si një sezon i dështuar pa trofe.

Pra, vetëm trofeu i Championsit mund ta mbajë në punë Arbeloan. Duket mjaft e vështirë…

(Kosova Sot Online)