Mbappe tregon se cila është pozita më e vështirë

  • A.P /
  • 06 April 2026 - 14:30
Mbappe tregon se cila është pozita më e vështirë

Kylian Mbappe ka zbuluar se cila, sipas tij, është pozita më e vështirë në fushë, e cila ajo më e lehta.

Në fakt, sulmuesi francez i ka zbuluar edhe arsyet se përse mendon ashtu, teksa e bëri një analizë të tij për pozicionet e lojtarëve në fushë.

“Mesfusha është pozita MË E VËSHTIRË në futboll. Ju mund të fitoni pa sulmues, ju mund të fitoni pa mbrojtës. Ju mund të fitoni pa portier, por pa një mesfushor të mirë, ekipi i juaj nuk do të ketë BALANCË”, tha fillimisht sulmuesi i Real Madridit.

“Pozita më e lehtë në futboll? Sipas mendimit tim, është ajo e qendërmbrojtësit.”

“Je i mbuluar nga të gjitha drejtimet, mund të luash edhe mbrojtje me 3.”

“Është i vetmi pozicion ku mund të shohësh djem që janë 40-vjeç duke luajtur ende në Evropë, ende në top-klube.”

“Kurse një sulmues 40-vjeç është tashmë i MBARUAR.”

(Kosova Sot Online)