Liga e Kampionëve rikthehet sonte
Liga e Kampionëve rikthehet sonte në aksion.
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale të garës më prestigjioze europiane për klube.
15 herë fituesi i kësaj gare, Real Madridi do të ndeshet me Bayern Munichun në “Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.
“Los Blancos” kaluan në tetë skuadrat më të mira, pasi e eliminuan Manchester Cityn.
Në anën tjetër, Bayern Munichu kaloi lehtësisht tutje duke e eliminuar Atalantan.
Në ndeshjen tjetër, lideri i Premierligës, Arsenali udhëton në Portugali për t’u ndeshur me Sportingun e Lisbonës.
(Kosova Sot Online)
