Flick me fjalë të mëdha për Yamalin

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 15:30
Flick me fjalë të mëdha për Yamalin

“Është i jashtëzakonshëm dhe është vetëm 18 vjeç. Për kombëtaren spanjolle, ai do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori”.

Kështu Hansi Flick e lavdëron Lamine Yamalin.

Trajneri gjerman i Barcelonës e ka mbrojtur talentin e ri pas humbjes 0-2 nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Një sfidë që la shije të hidhur te katalunasit dhe që e zemëroi trajnerin, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrimit.

“VAR-i ishte shumë i njëanshëm në favor të Atleticos… ishte një gjerman, faleminderit Gjermani”, ironizoi Flick, duke e drejtuar gishtin nga arbitri Christian Dingert.

Episodi më i diskutuar ishte prekja me dorë në zonë nga Pubill.

“Nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyri. Gjyqtari është gjerman dhe e gjej të pabesueshme këtë. Të gjithë bëjmë gabime, por për çfarë shërben VAR-i? Nuk e kuptoj. Duhej të ishte penallti, karton i dytë i verdhë dhe i kuq. Kjo është e papranueshme.”

Ai pati dyshime edhe për përjashtimin e Cubarsí, që e la Barcelonën me dhjetë lojtarë: “Nuk jam i sigurt që e ka prekur mjaftueshëm, sepse topi ishte pas tij.” 

(Kosova Sot Online)