Kjo është ndeshja e vetme sot në Superligë
Sot nis java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku në program është vetëm një ndeshje.
Në Hajvali, Prishtina e Re do të përballet me Malishevën.
Skuadra vendase aktualisht renditet në vendin e fundit me 24 pikë dhe ka nevojë urgjente për rezultate pozitive për të dalë nga kjo situatë.
Në anën tjetër, Malisheva gjendet në vendin e pestë me 40 pikë, vetëm dy pikë larg vendit të tretë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
Ndeshja zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00.
(Kosova Sot Online)
