Arsenali mposhtet në shtëpi nga Bournemouth

  • A.P /
  • 11 April 2026 - 16:30
Arsenali mposhtet në shtëpi nga Bournemouth

Arsenal ka bërë një hap të gabuar në garën për titullin kampion.

Edhe pse vazhdon të jetë i shkëputur nga ndjekësit, “Topçinjtë” pësuan një humbje të rëndë 1-2 në shtëpi nga Bournemouth.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, me golin e Croupi në minutën e 17-të. Në minutën e 35-të, Viktor Gyökeres realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin.

Golin e fitores për Bournemouth e shënoi Alex Scott në minutën e 74-të.

Përkundër humbjes, Arsenal mbetet lider në Premier League me 70 pikë, nëntë më shumë se Manchester City, që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Bournemouth renditet në vendin e nëntë me 45 pikë.

(Kosova Sot Online)