Thaçi pret që Kosova të anëtarësohet në UEFA
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka pritur në kabinetin e tij kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ne takimin e përbashkët, i pari i vendit vlerësoi punën qe ka bërë FFK-ja që nga pavarësimi dhe si rezultat i përkushtimit të federatës pret që Kosova të anëtarësohet në UEFA .
Thaçi premtoi se shteti i Kosovës do ta ndihmojë futbollin në aspektin infrastrukturor .
Ndërkaq , kreu i federatës së futbollit Fadil Vokrri ,potencoi se Kosova i ka votat e nevojshme për anëtarësim dhe nuk ka se kush ta pengojë anëtarësim e vendit tonë në shtëpinë më të madhe të futbollit.
Vendimi për pranim ose jo të Kosovës në UEFA, do të merret në Kongresin që do të mbahet më 3 maj në Budapest të Hungarisë.
(Kosova Sot)