Bayern 20 milionë euro për lojtarin e kombëtares shqiptare
Lojtari i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është në qendër të vëmendjes pasi klubi i Bajernit të Mynihut po interesohet për ta transferuar në ‘Allianz Arena’.
Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të arritur një marrëveshje me klubin e Napolit.
Sezoni i mirë me fanellën e Napolit ka detyruar të hënën klubin e Bajernit të Mynihut të dërgojë në stadium vëzhgues për të parë nga pranë mbrojtësin e Napolit.
Hysaj mund të jetë një prej atyre lojtarëve të cilët Napoli mund t’i shesë duke përfituar të ardhura të mira financiare.
(Kosova Sot)