Rennes refuzon 15 mln Euro për Dembele
Drejtuesit e Rennes i thonë jo ofertës së parë zyrtare të Borussia Dortmund për Ousmane Dembele. Mesa duket francezët kanë mbetur të pakënaqur nga 15 milionë Eurot e ofruara nga gjermanët për futbollistin dhe e kanë refuzuar shumën.
Gjithsesi gjatë ditëve në vijim pritet një ofertë e dytë nga verdhezinjtë të cilët nuk dëshirojnë në asnjë menyrë të humbasin shërbimet e 18-vjeçarit që kërkohet edhe nga ekipe të tjera.
(Kosova Sot)