Tragjike: Demi godet për vdekje toreadorin spanjoll (Video)
Toreadori i famshëm 36 vjeçar është goditur për vdekje nga një dem në Francë, pasi i nguli bririn derisa po jepte një shfaqje.
Luftuesi i demave, Ivan Fandino, që ishte edhe fitues i shumë çmimeve për përformancat e tij në arenë tash e 12 vjet, vdiq në spital të shtunën pasi briri i demit i kishte depërtuar në mushkri.
Spanjolli nga regjioni bask, ka lënë gruan dhe një vajzë.
“Kjo është një tragjedi”, ka thënë një koleg i tij në gjendje shoku pas asaj që kishte ndodhur
“Ky është një profesion që kurrë nuk mund ta dish se si do të përfundojë”, tha ai.
(Kosova Sot)