Vajzën 10 vjeçare s’e ndal as karroca me rrota, frymëzon gjithë botën me këtë video
Asgjë nuk mund të ndal për të bërë atë që dëshiron.Video motivuese vjen nga Karolina e Jugut, me 10 vjeçaren, Lauren Bush, e cila edhe pse në një karrocë me rrota vijon të frymëzojë botën.
Vogëlushja ka mahnitur me performacën e saj në kërcim.
Lauren ka dy vite që vallëzon në Akademinë e Vallëzimit dhe pronarja, Stephanie Jenkins thotë se 10 vjeçarja ka një shpirt tejkalues dhe jeton dhe e do jetën në maksimum.
Vogëlushja vuan nga një gjendjen e rrallë kockore, e quajtur osteogenesis imperfecta (eshtra të brishtë), por kjo nuk e ndalon atë të bëjë atë që do.
Happy National Dance Day! ë #mjdaIsLove #MJDA #NationalDanceDay Choreography by: @ruby_said_it
Posted by Mrs. Jenkins Dance Academy on Saturday, July 27, 2019
(Kosova Sot Online)