
Kolumbianit i kapet kokaina e fshehur nën paruke

Një shtetas kolumbian është kapur duke u përpjekur të kontrabandonte drogë të fshehur nën parukën e tij, ndërsa hipte në një fluturim nga Kartagjena për në Amsterdam, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Paruka përmbante 19 kapsula kokaine, një ngarkesë me vlerë më shumë se 10 mijë dollarë, thanë autoritetet.
I dyshuari është arrestuar dhe është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për veprën penale të trafikimit, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
(Kosova Sot Online)