Më e lehtë për 10.43 karatë (Foto)
Iggy Azalea në Maroko paraqitet pa unazën e saj.
Lidhja e saj kishte qenë e përshkruar me pohimet se ajo kishte tradhtuar. Por këtë të shtune, Iggy Azalea u duk të jetë në vullnet shumë të mirë dhe plot buzëqeshje, kur ishte shfaqur në ngjarjen e përvitshme në "Mawazine Music Festival", ngjarje kjo që u mbajt në Rabat, kryeqytetin Marokos,transmeton gazeta Kosova Sot.
Në skenë ajo ishte shfaqur me një palë çizme me taka të larta. Këngëtarja 25 vjeçe kishte treguar asetet e saj trupore, e veshur me një palë pantallona të shkurtë me ngjyrë të zezë, të cilët i kishte kombinuar me një xhaketë me mëngë të gjata, por ajo që vërehej se nuk kishte në dorë, ishte pikërisht unaza e saj e fejesës. Këngëtarja kësaj radhe u duk plot me energji derisa po vallëzonte me rrjedhën e muzikës, përkundër faktin se dora e saj ishte më e lehtë. Këngëtarja ditë më parë, unazën e saj prej 10.43 karat e kishte në dorë kur u shfaq në performancën te "CBS", ngjarje kjo që u mbajt në Las Vegas, javën e kaluar. Në paraqitjen e saj në këtë vend afrikan, ajo kishte theksuar fort linjat.
(Kosova Sot)